Ditën e sotme skuadra e posaçme operacionale dhe RENEA zhvilluan operacione kundër narkotikëve në Tiranë dhe Elbasan. Gjatë aksioneve u arrestuan gjashtë persona mes të cilëve edhe një anëtar i grupit të Shullazit, Klajdi Gjeci dhe dy anëtarë të grupit të Capajve.

Gjithashtu janë vënë nën hetim në gjendje të lirë, dhe tre persona të tjerë.

Gjatë aksionit të zhvilluar në Elbasan u sekuestruan 550 g kokainë.

Mësohet se Gjeci shpërndante drogë në lagjet kryesore të kryeqytetit, ku përfshihen Tirana e Re, Stadiumi Dinamo dhe zona e Bllokut.

Report TV zbardh emrat e 6 prej të arrestuarve gjatë operacionit të zhvilluar këtë të premte nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Krimet e Rënda.