Surprise Me!

RTV Ora - Balluku inauguron dy herë projektin e zgjerimit të HEC Koman

2019-05-27 0 Dailymotion

#rtvora
Ish-ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka deklaruar përfundimin e punimeve për zgjerimin e nënstacionit të HEC Koman në nëntor të vitit të shkuar. Por ministrat e rinj duket se nuk kanë informacion mbi projektet e paraardhësve të tyre, duke deklaruar me kënaqësi realizimin e të njëjtave investimeve. Kështu ka vepruar dhe Belinda Balluku kur shprehet për rëndësinë që ka projekti i zgjerimit të HEC Koman.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka inauguruar përfundimin e punimeve për zgjerimin e nënstacionit të HEC Koman, një projekt i financuar nga Qeveria Gjermane, nëpërmjet Bankës KfW.

Duhet thënë në fakt se prej muajsh Ministrja nuk i ka hapur rrugën financimeve të reja ndërsa po vazhdon me prerjen e shiritave për projektet e mëparshme. Por këtë herë në Koman përfundimi i punimeve bëhet publike për herë të dytë.

Në 17 nëntor të vitit 2018, ministri Damian Gjiknuri në një postim në facebook ka folur pikërisht për këtë projekt.

?Përfundoi me sukses investimi prej 9.9 milion euro për zgjerimin e N/Stacionit të HEC Koman. Projekti mundëson shfrytëzimin sa më optimal të rrjetit 400 kV dhe 220 kV nëpërmjet balancimit të flukseve ndërsa vë në operim një pjesë të linjës 400 kV Tirana2- KosovaB brenda rrjetit tonë. Investimi do të ketë impakt edhe më të madh kur kjo linjë të jetë e gjitha në operim ?, është shprehur ai në atë kohë.

Ndërsa dhe Balluku flet po me të njëjtat shifra.

Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë edhe ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schutz, drejtori i OST-së, Skerdi Drenova dhe drejtori i KfW në Tiranë Bjorn Thiessi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/balluku-inauguron-dy-here-projektin
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon