Tetova dy ditët në vijim do të jetë nikoqire e takimit të 3-të të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon! Kryebashkiakët e Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Tuzit, Çairit, Gostivarit nënshkruan memorandum bashkëpunimi, por edhe statutin për ta regjistruar shoqatën konform ligjeve në shtetet përkatëse, ku në të ardhmen do të funksionojë si organizëm ligjor.

Të pyetur nga TV KLAN Maqedoni se si i komentojnë vlerësimet që kryesisht vijnë nga vendet fqinje e që i politizojnë këto takime, Kryebashkiakët nuk e zhbëjnë faktin që vijnë nga rajone të ndryshme shqiptare, por, siç thonë, kjo nuk e përjashton gjithashtu faktin që këto komuna përballen me probleme reale dhe halle të qytetarëve.

Kryebashkiakët shqiptarë pas tre viteve kanë nënshkruar statutin për ta regjistruar këtë shoqatë zyrtarisht, sipas ligjeve në fuqi, në shtetet përkatëse, me qëllim të funksionimit si organizëm ligjor. Unioni i Komunave shqiptare do të shërbejë ekskluzivisht vetëm për shkëmbimin e përvojave mes qyteteve ? thanë kryebashkiakët.

Tv Klan