Surprise Me!

Kompania qe ka Rinasin u krijua disa jave para se ta blinte

2019-05-27 3 Dailymotion

Kompania 'Real Fortress Private Limited', e cila ka blerë kundrejt 82.2 milionë Euro 100% të aksioneve të aeroportit të Rinasit është krijuar në datën 22 Qershor të vitit 2016, ndërsa statusi i saj është bërë aktiv vetëm disa javë përpara (Shtator 2016)  se të blinte të drejtat koncesionare të aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri.

Kompania është themeluar në Republikën e Singaporit, ndërsa është bërë pronare e kontratës së operimit të aeroportit Nënë Tereza më 4 Nëntor të 2016-s, të drejta të cilat i bleu nga 3 firmat gjermane që ishin aksionere të Rinasit.

Shoqëria rezulton që të mos ketë patur më parë eksperienca në fushën e operimit të aeroporteve, ndërsa publike bëhen vetëm emrat e drejtorëve të saj, por jo të pronarëve, pasi funksionon nën rregullat offshore, parajsa fiksale të cilat nuk japin të dhëna mbi aksionerët.

'Real Fortress Private Limited' ka emëruar të njëjtin administrator për të bërë menaxhimin e aeroportit, i cili ka mbajtur këtë post edhe gjatë periudhës së pronarëve gjermane. Madje një vit më parë, bordi i saj vendosi të riemërojë deri më Korrik të vitit 2020 shtetasin gjerman Rolf Castro Vasquez.

Në kulmin e hetimeve të nisura nga autoritetet hetimore shtetërore, dhe kur qeveria ka bërë përgjegjëse për ngjarjen e rëndë të grabitjes së të mërkurës të milionave Eurove në pistën e Rinasit, mësohet se administratori është larguar nga Shqipëria.

Nga ana tjetër, ministrja Belinda Balluku nuk ka pranuar të mbajë më takime me të, por vetëm me drejtuesit e lartë të kompanisë mëmë, pasi ka vlerësuar një arrogancë nga ana e menaxharëve që janë në Shqipëri.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon