Vetëm një vit më parë, Policia e Shtetit kishte paralajmëruar kompaninë Koncesionare të Aeroportit të Rinasit se kompania e kontraktuar për sigurinë dhe vetë koncesionari nuk garantonin sigurinë dhe rendin e një vepre kaq të rëndësishme publike.

Report Tv siguron korrespodencën mes shefit të Komisariatit të Rinasit Përparim Dema dhe drejtuesve të Koncesionarit të Aeroportit, ku vihen në dukje mangësitë.

Por ajo që bie në sy është fakti se koncesionari, jo vetëm që nuk ka marrë parasysh shqetësimin e ngritur nga policia, por ka kritikuar policinë për etiketim të gabuar të kompanisë ICTS. Komisariati i Rinasit ka ngritur shqetësimin pikërisht për mungesën e sigurisë në portat që kanë përdorur grabitësit, por në këtë rast Aeroporti i Rinasit i është përgjigjur se nuk është përgjegjësi e policisë kjo, dhe nuk është as institucioni që mund të jap sugjerime të tillë.

Në letrën që Report TV disponon, vihet re një mënyrë e prerë e aeroportit duke mos pranuar asnjë nga kritikat e policisë.

Pikërisht në atë portë që Policia denoncoi si me probleme, u përdor nga grabitësit për të marrë 10 milionë euro teksa po ngarkoheshin në avion më 9 prill.