Surprise Me!

Haradinaj: Fajin e kane Mogherini dhe Hahn!

2019-05-27 0 Dailymotion

Gjithë fajin për mosarritjen e deritashme të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kryeministri, i Kosovës Ramush Haradinaj ia ka hedhur përfaqësueses së lartë të BE-së, Frederica Mogherini dhe komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn.

Sipas tij, sikur ata të mos kishin folur për kufijtë dhe territoret, do të ishte mundësia që Kosova dhe Serbia, të arrijnë një marrëveshje.

Ndërsa nuk pret që me diskutime për kufijtë të ketë marrëveshje as vitin e ardhshëm.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës:  Vazhdim i gabimit që e ka bërë zonja Mogherini dhe komisionari Han që ja kanë humbur 1 vit BE ? së dhe Ballkanit. Sikur të mos kishin folur për kufijtë dhe territore, ndoshta do të kishim një marrëveshje. Një deklaratë që e le të hapur për mundësinë e bisedimit të territorit të kufirit është vazhdim i politikës së gabuar të evropianëve që po shkojnë.

Ai është i bindur se delegacioni shtetëror nuk ka mandat negocimi për kufijtë.

Delegacioni shtetëror për dialogun është formuar së fundmi në Kosovë. Ndërsa është presidenti Hashim Thaçi ai që ka përmendur korrigjimin e kufijve derisa kjo çështje kundërshtohet fuqishëm nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe opozita.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon