Surprise Me!

Masat per sezonin veror

2019-05-28 0 Dailymotion

Në prag të sezonit veror, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit mblodhi sërish Task-Forcën për turizmin. Gjatë takimit me krerët e 19 institucioneve, ministri Blendi Klosi tha se fokusi do të mbetet tek siguria, pastërtia dhe shërbimi për turistët vendas dhe të huaj.

"Vit sfidues për një destinacion turistik të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, përpjekja e madhe mbetet që të mos jetë sezon klasik vetëm në Qershor deri në Shtator".

Klosi tha se brenda muajt Prill dhe Maj, bashkitë duhet të kenë të ndara plazhet publike nga ato private, si dhe të kenë të plotësuar hartat me oraret për lejimin e zhurmave. Për të gjithë ata që nuk do të repektojnë rregullat e përcaktuara, do të aplikohen masa administrative me gjobë.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon