Aksioni për prishjen e banesave pa leje tek Bregu i Lumit, që preken nga projekti për zgjerimin e Bulevardit të Ri të Tiranës, ka sjellë përplasjen mes policisë dhe banorëve. Këta të fundit mbështeteshin nga ish-deputetë të opozitës. Klevis Balliu dhe Endrit Braimallari janë konfrontuar fizikisht me forcat e policisë.

Një prej banorëve që preket nga ky projekt është shoqëruar në komisariat për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe më pas është lënë i lirë.

Ish-deputetët Balliu dhe Brahimllari i cilësuan veprimet e policisë të paligjshme. Në sajë të projektit të ndërtimit të Bulverdati të Ri pritet të prishen edhe 31 banesa të tjera, ndërsa aksioni do të vzahdojë në ditët në vijim.

Tv Klan