Surprise Me!

Aksi Berat-Skrapar i amortizuar/Shoferët: Ndihemi në rrezik, burim aksidentesh

2019-05-28 0 Dailymotion

Aksi rrugor Berat-Skrapar prej vitesh është lënë jashtë vëmendjes dhe dorës së investimeve. Kjo nyje e rëndësishme që lidh qendrën e qytetit të Beratit me Poliçanin, Skraparin dhe me qindra fshatra është plotësisht e amortizuar.<br /><br />Drejtuesit e automjeteve shprehen se ndihen të rrezikuar pasi në disa pjesë të rrugës si rezultat i rrëshqitjes së tokës asfalti është çarë duke u bërë kështu një burim aksidentesh. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershe pasi po ju rrezikohet jeta sidomos gjatë natës.<br /><br />Pavarësisht premtimeve të herëpashershme të vetmet ndërhyrje që janë bërë në këtë rrugë janë mbushja e gropave ndërsa ndërhyrja totale ka munguar.

Buy Now on CodeCanyon