Surprise Me!

Tatimet fusin në sitë 'bar-restorantet', nis aksioni anti-informalitet për 14 mijë subjekte

2019-05-28 0 Dailymotion

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se , nis prej sot zbatimin në nivel kombëtar të një plani për menaxhimin e riskut në sektorin e bar ? restoranteve, me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për vetëdeklarim korrekt.

?Ky Plan është hartuar me asistencën e ngushtë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të ndjekë në vijëmësi edhe zbatimin e tij, duke sjellë për herë te parë në Shqipëri, praktikën tatimore të trajtimit të riskut me metodologji bashkëkohore?, tha Drejtori i Përgjithshem i Tatimeve z.Enton Duro.

Me këtë qasje DPT, synon të komunikojë tek tatimpaguesit e këtij sektori, përfitimet që kanë nga deklarimi i saktë i të dhënave tatimore, për të forcuar tek ata bindjen se ligji është i barabartë për të gjithë, shtoi ai.

Ky sektor është përzgjedhur pas vlerësimit analitik të deklarimeve të tyre tatimore, si një kategori me risk në përmbushje, formalizimi i të cilit lidhet ngushtë edhe me sektorë të tjerë, si turizmi, tregtia, shërbimet ,etj.

Rreth 14,000 tatimpagues të këtij sektori do të nxiten dhe ndihmohen që të përmbushin në mënyrë korrekte detyrimet, si edhe t?i vetëkorrigjojnë ato, duke reflektuar aktivitetin real që ushtrojnë.

Tatimpaguesit e këtij sektori në të gjithë vendin, do të vihen në dijeni, secili në mënyrë të personalizuar, mbi treguesit e tyre të deklarimit jo korrekt, duke i ndërgjegjësuar mbi problemet, shkaqet dhe pasojat që sjellin deklarimet e pasakta.

?Qëllimi ynë nuk është të penalizojmë, por të marrim angazhimin e tyre për përmbushje në të ardhmen ? një tatimpagues korrekt nuk ka asgjë për t?u shqetësuar. Nëse qëllimshëm zgjedhin të mos jenë, atëherë administrata tatimore do të vijojë me vlerësimet sipas legjislacionit në fuqi?,-tha Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve z. Enton Duro.

Buy Now on CodeCanyon