Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e vona të natës në një mobileri në Fushë-Krujë.

Sasia e eksplozivit i është vënë derës hyrëse të mobilerisë dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, dhe shefi i krimeve të Fushë-Krujës.

Mësohet se Dhurata Karaj është pronarja e mobilerisë të cilës i?u vendos sasia e ekplozivit.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen dhe identifikimin e autorëve.