Surprise Me!

Rudina Hajdari- Ramës: Vizat e Holandës efekt zinxhir, s’mund të fajësoni opozitën për gjithçka!

2019-05-28 0 Dailymotion

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat në parlament, Rudina Hajdari replikoi me kryeministrin Edi Rama pas deklaratës së tij për vendimin e Holandës për vizat, negociatat dhe reformën zgjedhore.

"Më takon të bëj replikë meqë jam kryetare e grupit demokrat. Rama ia hedh fajin opozitës jashtë sallës për vendimin e Holandës, por edhe kriteret që duhet të përmbushë kjo qeveri. Ky vendim është shqetësues, pasi mund të ketë ardhur nga disa parti holandeze që mund të jenë ekstremi i djathtë, por votuan pro 102 deputetë. Duke ditur procesin e integrimit europian. Si do të jemi ne në gjendje që ti mbushim mendjen Holandës për të mos votuar kundër hapjes së negociatave.

Me dëshirën si opozitë që të hapim negociatat, më duket se ky vendim i parlamentit holandez është shqetësues. Kemi një lëvizje brenda BE-së që është kundër zgjerimit dhe ky vendim mund të shkojë zinxhirë në vende të tjera, Franca, Danimarka apo të tjera. Uroj që kjo gjë mos të ndodhë. I rekomandoj qeverisë që të ketë një strategji për shqetësimet që kanë, problemeve që vendet e BE-së shfaqin për shqiptarët. Përsa i përket reformës zgjedhore, unë dhe grupi parlamentar duam të kemi një diskutim të hapur për ndryshimin e sistemit, pasi ndryshimi Kushtetues në 2008 solli degradimin e lirisë dhe demokracisë.

Ndoshta ju nuk jeni dakord, e kuptoj hallin tuaj, por unë jam dakord me ju që duhet të implementojmë raportin e OSBE-së. Grupi demokrat do të ketë propozimet e qartë do të kemi një paketë të qartë. Do të kemi ndryshime për Kodin zgjedhor, depolitizimit të administratës zgjedhore dhe shumë të tjera dhe adresimin e shit blerjes së votës. Duam që ta kurorëzojmë me ndryshimin e sistemit. Ne jemi dakord që të shqyrtojmë sistemin si mazhoritar të pastër apo proporcional me lista të hapura" tha Hajdari.

Buy Now on CodeCanyon