Surprise Me!

Rreze Dielli 19 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Fileto gici dhe patate me mustardë

2019-05-28 2 Dailymotion

Fileto gici dhe patate me mustardë

Përbërësit:

600-800 gr fileto gici

2 thelpi hudhër

kripë+piper të zi

rozmarinë e freskët

70 ml konjak ose verë e kuqe

vaj ulliri

1lgj gjalp

1 kg patate

2 gj mustardë

Përgatitja:

Ngrohim furrën në temperaturën 180ºC. në një tas vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë e piper të shtypur në cast, 2 thelpinj hudhër të shtypur mirë dhe i përziejmë. Në këtë salcë marinojmë mishin.

Ndërkohë patatet i kemi qëruar dhe prerë në kubikë. Vendosim një tenxhere me ujë të valuar dhe i ziejmë patatet për 3-4 minuta. I kullojmë dhe i vendosim në një tas. Përziejmë veç në një tas tjetër 3 lugë gjelle vaj ulliri me 2-3 lugë gjelle mustardë. Shtojmë tek patatet kripë dhe mustardë të trazuar me vaj, rigon ose rozmarinë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180ºC
Ndërkohë në një tigan me pak vaj dhe gjalp kalojmë fileton duke i dhënë një ngjyrë nga të gjitha anët. E shuajmë me konjak dhe e lëmë të avullojë. Më pas e vendosim në mes të patateve dhe e vendosim në furrë duke e ulur temperaturë në 175ºC për sa kohë të gatuhet rreth 30-40 minuta.

Buy Now on CodeCanyon