#rtvora
Helikopterë ?Black Hawk? shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës Ajrore shqiptare. Kjo falë marrëveshjes së Ministrisë së Mbrojtjes me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare.

Marrëveshja që u nënshkrua nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë vizitës zyrtare në Pentagon, gjithashtu parashikon edhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve si dhe trajnim të vazhdueshëm të pilotëve dhe teknikëve shqiptarë.

Gjatë vizitës në Pentagon, Xhaçka u prit nga sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan. Ministrja teksa vlerësoi mbështetjen e ShBA-së, e siguroi zyrtarin e lartë amerikan se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aleat i denjë.

Xhaçka: Më lejoni të shpreh mirënjohjen e qeverisë shqiptare për administratën e amerikane për të qëndruar në mënyrë të vendosur me ne, në reformat kryesore që po ndërmarrim për të ndërtuar institucione më të forta demokratike dhe për të forcuar sundimin e ligjit. Veçanërisht për reformën në sistemin tonë të drejtësisë, i cili është vendimtar për procesin e pranimit në BE. Shpresojmë që brenda këtij viti të nisim punimet në bazën e parë ajrore të Aleancës në rajonin tonë, në Kuçovë, një zhvillim që besoj se e njeh rolin e Shqipërisë si një spirancë e stabilitetit në rajon dhe rrit rëndësinë tonë strategjike për Aleancën në tërësi.Gjithmonë mund të mbështeteni tek ne, sa herë që të lindë nevoja. Ushtarët tanë janë ushtarët tuaj.

Për sekretarin Shanahan, Shqipëria është një partner i fortë, ndërsa nënvizoi ndër të tjera angazhimin e vendit tonë në misionet paqeruajtëse si dhe objektivin e qeverisë shqiptare për t?i dedikuar mbrojtjes, 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sa i takon rrezikut rus në rajon, dy zyrtarët e lartë të mbrojtjes të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan se dy vendet janë partnerë të fortë edhe përballë këtij rreziku.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/xhacka-firmos-ne-shba-se-shpejti-helikoptere-black-hawk-forcat-ajrore
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz