Surprise Me!

RTV Ora – Ish-mbrojtësi i Interit: Edy Reja ka punuar shumë mirë te Napoli

2019-05-28 0 Dailymotion

#rtvora
Heineken, sponsor zyrtar i Uefa Champions League, në vazhdim të fushatës ?Ndajmë momente të paharrueshme?erdhi me një event special në Tiranë duke bërë të mundur prezencën e futbollistit të njohur Marco Materazzi. Ish-kampioni i botës, vlerësoi mikpritjen dhe kulturën e qytetarëve shqiptarë ndërsa tha se trajneri i ri ka bërë një punë shumë të mirë te Napoli dhe Lazio.

Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i skuadrës së Interit, ishte mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, i ftuar në një event special organizuar nga birra Heineken, sponsor zyrtar i Uefa Champions League.

45-vjeçari u prit me entuziasëm nga fansat, të cilët qëndruan në rradhë për të marrë një kujtim me ish-kampionin e botës.

Në fjalimin e tij, Materazzi vlerësoi mikpritjen e qytetarëve shqiptarë ndërsa dha edhe një koment mbi trajnerin e ri Edy Reja.

?Shqipëria ka marrë një trajner kompetent si Edy Reja, i cili ka punuar shumë mirë te Napoli dhe te Lazio. Është nje prej teknikëve të gardës së vjetër, por që e njeh mirë punën e tij?.

Në shortin e Heniken, Materazzi përzgjodhi 5 fitues nga 25 të tillë që do të kenë mundësi të ndjekin live një ndeshje gjysmë finale të Uefa Champions Leauge.

Matterazi ka luajtur 249 ndeshje në total në Serinë A dhe gjatë karrierës së tij ka realizuar 35 gola.

Në eventin e organizuar nga Heineken, përveç birrës, të ftuarit patën mundësi të shijonin muzikë të mirë por edhe një mbrëmje ku nuk munguan elementet e spektaklit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ish-mbrojtesi-i-interit-edy-reja-ka-punuar-shume-mire-te-napoli
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon