Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë takimeve në qytetin e Vlorës, deklaroi se ka qenë opozita e vjetër, PD dhe LSI ajo qe e ka penguar votimin për amnistinë për të burgosurit. Gjonaj konfirmoi se ligji për amnistinë së shpejti do të kthehet në parlament për t'u votuar nga opozita e re. 'Grupi i punës është mbledhur dhe po punon për amnistinë, por do të merret parasysh edhe ndikimi që mund të ketë në fushatë" tha ajo.

Gjonaj gjatë prezantimit të marrëveshjes për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale për të miturit në konflikt ka deklaruar se marrëveshja synon një tjetër formë trajtimi të të miturve që kanë probleme me drejtësinë.

Ndërkaq, kryebashkiaku Leli ka thënë se vëmendja institucionale e pushtetit vendor dhe lokal është gjithëplanëshe dhe në favor të atyre që kanë me tepër nevojë.

Lidhur me të miturit që kanë qenë apo janë pjesë e IEPV Vlorë, ministrja Gjonaj ka thënë se tashmë në këtë paraburgim prej pak kohesh nuk ka më të mitur në pritje vendimi. Këta të mitur janë transferuar në paraburgimin e Kavajës.