Një ditë pas opozita e re në Kuvend krijoi grupet parlamentare, dhe thirrjes së fortë të Rudina Hajdarit që kryeson grupin demokrat, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit 2018, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh mbështetjen ndaj këtij vendimi dhe nxit këdo që mendon të kandidojë të regjistrohet në zgjedhje. Apel PD-së, LSI-së dhe aleatëve që kanë dalë nga Parlamenti: Riorganizohuni në procesin politik, merrni pjesë në zgjedhjet e qershorit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë opozitës që të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Është ky qëndrimi zyrtar i ambasadës së SHBA në Tiranë, në një kohë që po afron afati për regjistrimin pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Deklarata është bërë nga e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones për Zërin e Amerikës, e cila solli në vëmendje deklaratat e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer në Tiranë, i cili ?u bëri thirrje atyre partive që kanë braktisur institucionet e Shqipërisë që të riangazhohen në procesin politik?, duke shtuar se ?pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit është mundësia më e mirë për ta, që ta bëjnë këtë. Ambasada mirëpret konkurrimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit. Votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t?i përfaqësojnë vërtet ata".

Nxisim këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet

Leyla Moses-Ones
Diplomatja amerikane përshëndeti njëkohësisht edhe vendimin e deputetes Rudina Hajdari dje në Kuvend teksa u formalizuan gruper parlamentare, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. "Përshëndes hapat konstruktivë të opozitës në parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë", , tha deiplomatja, ndërsa i ka bërë thirrje kujtdo që kërkon të kandidojë, të regjistrohet në zgjedhjet lokale.

?Formimi i grupeve parlamentare do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit. Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare, përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve, është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik?.

Pas mbështetjes së ambasadës amerikane, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Hajdari e cila përmes një postimi në Twitter, e cilësoi bojkotimin e zgjedhjeve si një vetëvrasje politike, duke lënë të kuptuar se partia e re se djathtës që pritet të krijohet nga ajo, do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.