Surprise Me!

RTV Ora - Erdhën në Tiranë për të prodhuar droga të forta sintetike, ekstradohen drejt SHBA

2019-05-28 4 Dailymotion

#rtvora
Janë ekstraduar drejt SHBA dy të rinjtë amerikanë që erdhën në Shqipëri për të prodhuar droga të forta sintetike.

Vincent (Dominic) De Caro dhe Arber Isaku, të dy 30 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA u arrestuan në Shqipëri 21 shtator të vitit të kaluar.

Dy amerikanët prej një viti fshiheshin në Tiranë ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike.

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washington/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SHBA në vitin 2018 vendosi ndaj tyre masën e sigurisë ?Arrest me burg? për veprat penale ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope?.

"Arrestimi provizor i V. D., dhe A. I.,me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën 21.09.2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA,"-raporton policia.

Ata ju dorëzuan Oficerëve të Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aeroportin e Rinasit.

Arrestimi - Dy shtetasit amerikane ishin mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe u arrestuan në Morinë, në tentativë për t'u larguar nga Shqipëria.

Po pergatiteshin te prodhonin droga sintetike - Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike.

"Sintetiku" - Operacioni antidrogë ndërkombëtar u kodua "Sintetiku" dhe u organizua nga Policia Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe DEA Amerikane.

Në operacion kanë marrë pjesë dhe agjentë të DEA dhe shume detaje te hetimit u mbajten te fshehura.

Lexoni për më shumë: Arrestohen dy amerikanë, erdhën në Tiranë për të prodhuar droga të forta sintetike
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ishin-shpallur-ne-kerkim-nderkombetar-ekstradohen-drejt-shba-se-dy-amerikane-te-arrestuar-ne-shqiperi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon