Pas shtatë muajsh punime tuneli i dytë në autostradën Tiranë ? Elbasan ka përfunduar. Hapja e dy anëve të rrugës po monitorohet nga Policia Rrugore.

Punimet filluan në vjeshtën e 2018-ës, ku mes dy projekteve këshilli teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar vendosi që të ndërtohet një tunel i hapur për shkak të rrëshqiptejeve që ndodhën në afrësi të fshatit Mamel në korsinë që lidh Elbasanin me Tiranën.

Inxhinieri Kristaq Xhika thotë se ky është një projekt unik në rrugët shqiptare pasi për herë të parë ndërtohet një tunel panoramik që ka edhe vlera arkitekturore si vepër arti.

Për ndërtimin e kësaj vepre u zhvendosën 20 mijë m3 dhe, u vendosën 214 pilota të ngulura në 8 metër thellësi për ta bërë të sigurtë mbrojtjen në të ardhmen.

Në total vepra kushtoi 3.7 milionë Dollarë. Tuneli i ri është i gjatë 150 metra dhe bashkë me pjesët mbrojtëse prej betoni në hyrje dhe dalje shkon në 260 metra.

Rruga Tiranë-Elbasan, e cila ka një gjatësi prej 32 kilometrash, filloi ndërtimin në vitin 2011 e ndarë në tre lote, ndërsa kostoja totale e saj ka arritur në 400 milionë Dollarë. Rruga pritej të përfundonte në vitin 2015 por afati i punimeve u shty për në Maj të këtij viti ku pritet të hapet edhe karrexhata tjetër me dy korsi në rrugën tuneli i Kërrabës - TEG.

Tv Klan