Është konsideruar një nga dialogjet më të famshme i shkruar nga dramaturgu amerikan Edëard Albee mbi 60 vjet më parë. Xherri dhe Piter u takuan rastësisht në Central Park të Nju Jorkut, por dialogu mes tyre mes sarkazmës dhe ironisë nxjerr në pah mungesën e komunikimit mes njerëzve, një subjekt sa i thjeshtë në dukje, aq edhe reflektues.

Shfaqja ?Historia e kopshtit zoologjik? erdhi premierë në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? me regji të Eni Janit.

"Jam shumë e lumtur dhe e kënaqur që atë që unë kisha në mendje për ta sjellë përpara spektatorit dhe për ta përcjellë për më tepër, kjo gjë erdhi dhe u përcoll".

Aktori Kristian Koroveshi rrëfen mesazhin që përcjell roli i tij.

"Do ta kishte zili jo thjesht për të qenë protagonist i shfaqjes, por për gjithë kompleksitetin dhe gjithë gamën e gjerë të ndjesive emocionale që roli mbart brenda vetes".

Ndërsa, aktori Genc Fuga është falenderues në përfundim të shfaqjes.

"Faleminderit për çdo duartrokitje, faleminderit për çdo frymëmarrje të publikut. Ngaqë ishim afër, e ndjemë gjithë reaksionin e tij".

Kjo shfaqje e cila vazhdon në skenën e Eksperimentalit vlen për të reflektuar dhe ngritur pyetje mbi atë që përfaqëson realisht njeriu dhe jo me atë që duket në pamje të parë.

Tv Klan