Surprise Me!

Report TV -Shmangia e dherave/ Përfundon tuneli në aksin Tiranë – Elbasan

2019-05-28 0 Dailymotion

Rikthehet qarkullimi normal në autostradën Elbasan-Tuneli i Kërrabës-Tiranë pas përfundimit të tunelit në Mamël. Ndërtimi i këtij gjysmë tuneli eliminon pasojat e rrëshkitjes së shpatit të malit në segmentin Elbasan-Kërrabë, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan. Puna për eliminimin e rrëshkitjes nisi në Shtator 2018 pas miratimit të projektit teknik nga ARRSH.<br /><br />Ky segment lidh kryeqytetin me Elbasanin dhe është 31 kilometra rrugë duke shkurtuar kohën krahasuar me rrugën e vjetër nga Qafë Kërraba me 50 minuta. Pas rrugës së Kombit kjo autostradë është cilësuar si vepra e dytë më e madhe në vendin tonë.<br /><br />Aksi Elbasan Tiranë ishte parashikuar të hapej brenda vitit 2014. Por, gjatë ndërtimit, projekti rezultoi me probleme për shkak të rrëshkitjes së dheut në një zonë me gjatësi 4 kilometra rreth Ibës dhe Mulletit. Në mesin e marsit autostrada u hap me një korsi, ndërsa në 17 maj është premtuar të hapet plotësisht.

Buy Now on CodeCanyon