#rtvora
Në teatrin 'Migjeni' u shfaq premierë shfaqja Zona e Pritjes, një komedi e zezë që godet problematikat në sektorin e shëndetësisë. Vepra e kroates Marina Vujçiç erdhi nën regjinë e Kosovarit Fatos Berishës dhe trupën e aktorëve të Shkodrës!

Korridori i një ambulance është vendi ku zhvillohen ngjarjet dhe takohen të gjithë personazhet

?Zona e pritjes? u ngjit premierë në skenën e Teatrit Migjeni të Shkodrës.

Një komedi e zezë që përmes notave të humorit godet problemet sociale dhe ato të sektorit të shëndetësisë, që janë një realitet i prekshëm edhe në Shqipëri e Ballkan.

Vepra e autores kroate Marina Vujçiç e sjellë nën regjinë e Fatos Berishës, ndërthurur me lojën brilante të aktorëve na bën të reflektojmë, por edhe kuptojmë disa të vërteta të jetës tonë të përditshme.

Fatos Berisha, regjisor: Autorja është kroate, por mund të them që kjo mbulon gjithë Ballkanin dhe gjithë shoqëritë tona post komuniste.

Rita Gjeka, aktore: Është një realitet që e jetojmë përditë. Unë personalisht jam në këto halle dhe ndoshta është një ndihmë që ne i japim njëri-tjetrit.

Simon Shkreli, aktor: Do presim edhe shumë kohë, që ajo e nesërmja më e mirë të ndodhi. Fatkeqësisht këtë thotë edhe shfaqja.

Mesazhi i saj është i qartë, metafora e jetës si pritje e një të nesërme më të mirë, bëhet emërtimi ynë i përbashkët.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zona-e-pritjes-premiere-ne-teatrinmigjeni
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz