Surprise Me!

RTV Ora - Grabitja në Rinas kush janë të arrestuarit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta

2019-05-28 1 Dailymotion

#rtvora
Katër persona janë ndaluar nga policia në lidhje me grabitjen e miliona eurove në Rinas, gjatë një aksioni që ka nisur që prej pasdites së dielë, 21 prill, në Elbasan. Ndërsa sot policia ka zhvilluar kontrolle në disa banesa në këtë qytet.

Të arrestuarit Renaldo Sula, 25 vjeç, Alkon Bengasi, 34 vjeç, Saimir Çela 28 vjeç dhe Oltian Veseli, 38 vjeç nga Kruja akuzohen se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur në Rinas më 9 prill 2019.

"Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor me Specialistët më të mirë të Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019, ku janë vjedhur me armë një sasi e kosiderueshme vlerash monetare në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje shtetasi Admir Murataj, ju informojmë se: Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur ndalimi i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje" informoi sot ( 22 prill) policia e shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/grabitja-ne-rinas-ja-kush-jane-emrat-e-te-arrestuarve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon