Surprise Me!

Report TV -Banorët e Bulqizës 'të detyruar të bashkëjetojnë' me qentë endacakë

2019-05-28 1 Dailymotion

Banorët e Bulqizës janë të detyruar të "bashkëjetojnë" me qentë endacak. Numri i madh e qenve endacak është shndërruar në një problem serioz për bulqizakët, i cili edhe pas disa ankesave të bëra në organet vendore, ende nuk po gjen një zgjidhje.

Banorët e lagjes, 'Gjeologu', pranë spitalit të Bulqizës shprehen për Report Tv se sikur të mos mjaftonte se janë të detyruar të ecin në rrugë me frikë, ato kanë filluar t'u "zaptojnë" edhe banesat.

"Kur lëmë dyert hapur, edhe në shtëpi na futen madje", u shpreh një banor.

"Qentë janë bërë një problem serioz. Dhe këtu kemi afër spitalin, vijnë njerëzit ditën natën, mund t'i hajnë. Jemi ankuar", tha një tjetër.

"Kemi frikë. Po na futen edhe qentë brenda, janë me sëmundje, me zgjebje", tha një prej banorëve.

Pavarësisht ankesave të herë pas hershme, ende nuk është marrë asnjë masë për largimin e këtyre qenve nga rruga apo vaksinimin e tyre.

Buy Now on CodeCanyon