Partitë opozitare nënshkruajnë sot marrëveshjen e koalicionit me anë të të cilit kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Mbledhja e partive opozitare ka nisur rreth orës 09:00 të ditës së sotme. I pari nga aleatët që ka nënshkruar këtë marrëveshje ka qenë kryetari i PR, Fatmir Mediu.

Në takim lideri demokrat është shoqëruar nga Bardhi, Spaho dhe Paloka dhe ish-presidenti Bujar Nishani.

Disa nga partitë nënshkruese janë: Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokristiane, Partia Drejtësi Integrim e Unitet.