Surprise Me!

RTV Ora – Koalicioni opozitar marreveshje me 10 pika: Zgjedhje vetëm me qeveri tranzitore

2019-05-28 0 Dailymotion

#rtvora
Ditën kur në KQZ u mbyll afati (23 prill) për regjistrimin e partive që do të jenë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, tetë parti të opozitës firmosën marrëveshjen ku angazhohen për mos pjesëmarrje në proces .

Përfaqësia e PD nënshkroi paktin me 10 pika fillimisht me republikanët e kryesuar nga Fatmir Mediu, më pas me Agron Dukën e PAA, Vangjel Dulen e PBDNJ, Nard Ndokën e PD, Dashamir Shehi të LZHK, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe në fund me Monika Kryemadhin e LSI.

Në marrëveshje nënvizohet se partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E për këtë rruga e vetme shihet formimi i një qeverie tranzitore me mandat të posaçëm.

Në marrëveshje theksohet se nuk do të lejohen zgjedhje farsë të organizuar nga qeveria e Edi Ramës. Qëndrimi që u theksua dhe prej Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës

"Them zgjedhje, sepse votime ka bërë edhe Enver Hoxha, dhe diktatorët por populli nuk ka zgjedhur kurrë" u shpreh Kryemadhi.

Edhe një herë kryetari i PD Lulzim Basha theksoi akuzat ndaj mazhorancës aktuale.

"Kurrë më nuk do të pranojmë një proces zgjedhor fals të diktuar nga krimi që prodhon një parlament fals dhe qeveri false" tha Basha.

Basha u shpreh se do të vazhdojnë bisedimet për zgjerimin e koalicionit. Por një mesazh dha dhe për partinë e re të Patozit por edhe për deputetët që morën mandatin

"Natyrisht nuk do të ketë më as opozitë falso" u shpreh Basha.

Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika:

1-Krijimin e një Koalicioni të Bashkuar Opozitar dhe Qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.

2-Partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

3-Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një Qeverie Tranzitore me mandat të posaçëm për:

Kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare dhe vendore në Shqipëri.

Krijimin e klimës së besimit për zbatimin e reformës në drejtësi jashtë çdo ndërhyrjeje politike.

Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për antarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo reforme të nevojshme për këtë qëllim.

4. Në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme, partitë nënshkruese të këtij Koalicioni angazhohen të mos lejojnë asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës.

5. Pamundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e tyre të pista, të realizohet përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar në të gjithë vendin.

6. Rikonfimojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është rruga e vetme për t?i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur. Shprehim vendosmërinë tonë të plotë për t...

Buy Now on CodeCanyon