I ishte thënë nga bashkëshorti se po udhëtojnë në pushime dhe kanë përfunduar në Siri. Njëra nga të kthyerat nga Siria ka shpjeguar para gjykatës se është mashtruar nga bashkëshorti i saj tashmë i vrarë në Siri. Ajo bashkë me djalin u rikthye në Kosovë para disa ditësh ndërsa bashkë me 31 gra të tjera të riatdhesuara janë të dyshuara për organizim dhe pjesëmarrje në grupet terroriste.

Avokatja e saj thotë se prokuroria nuk ka dëshmi se klienta e saj, identiteti I së cilës nuk është bërë i ditur ka kryer veprat penale me të cilat akuzohet.

Kimete Krasniqi, avokate :Larg syrit të mediave sot ka vazhduar seance dëgjimore për grupin e dytë të grave të kthyera nga Siria. Ndërsa mbrotja ka kundërshtuar masën e arrestit shtëpiak ndaj tyre.

Arbnora Zeqiri, avokate: Ne e kemi kundërshtuar këtë masë, duke marrë parasysh edhe rrethanat, shumica prej tyre janë nëna kanë fëmijë, shumicës ju kanë vdekur burrat dhe fëmijët kanë nëvojë qe të kujdesen për ta".

110 persona janë kthyer nga Siria në Kosovë në mesnatën e së premtes dhe së shtunës 4 prej të cilëve gjenden në paraburgim për shkak të dyshimeve se kanë marrë pjesë në luftërat në Siri, ndërsa 32 të tjera janë gra e 74 fëmijë.

Tv Klan