Situata politike aktuale në Shqipëri dhe protestat e vazhdueshme ndikojnë negativisht. Zv ambasadori rus në Tiranë Dmitry Kazmin në një intervistë për Report Tv ka thënë se shpreson se palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët. Sipas tij Shqipëria ka bërë progres vitet e fundit dhe dialogu është shumë i rëndësishëm.

"Ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Shqipërisë. Unë mendoj se palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët. Je keni ndryshime shumë të mira nëse e krahasoj me kohën kur kam qenë më parë", deklaroi ambasadori.

I pranishëm në një aktivitet kulturor, zv Ambsadori i Rusisë në Tiranë ka thënse se mes dy vendeve kërkohet më shumë bashkëpunim, Kazmin tha se është domosdoshmëri realizimi i një komisioni të përbashkët ekonomik në fusha si turizëm, energji etj, por edhe për një linjë direkte fluturimi Moskë- Tiranë

"Ne si miq të vjetër kemi mundësi t'i zhvillojmë marrëdhëniet në fusha të ndryshme. Ndoshta mund të fillojmë edhe nga organizimi i avionit të drejtpërdrejtë nga Tiranë drejt Moskës", u shpreh ambasadori.