Surprise Me!

RTV Ora - Lezhë, nis trajnimi i “shpëtimtarëve” të plazhit

2019-05-28 0 Dailymotion

#rtvora
Një grup të rinjsh po trajnohen për tu bërë vrojtuesit e plazheve të Lezhës në Sezonin e ri turistik. Sipas Ligjit, ata duhen të jenë pranë çdo subjekti që do të marrë me qira plazhe, ose në të kundërt aktiviteti do të humbë licencën.

Disa të rinj po trajnohen për vrojtues Plazhi në Bregdetin e Lezhës.

Detyra e tyre është të ndihmojnë dhe shpëtojnë pushuesit në rast rreziku në breg dhe det.

Lucjano Marku, Trajnues: Çdo subjekt privat sipas një VKM duhet të punësojë vrojtuesin e plazhit, sepse ai herët ose vonë do ta japin ndihmën e tij në shpëtimin e jetës.

Prej vitit 2018, operatorët që marrin me qira plazhet janë të detyruar me ligj të ngrenë Kullën e Vrojtimit dhe të kenë personel të certifikuar për ndihmën e parë.

Nëse këto kushte sigurie nuk plotësohen, privatët do të humbin licencën

Gjergj Prendi, prefekt i qarkut Lezhë: Çdo subjekt do të zbatojë me rigorozitet të gjitha detyrimet, në të kundërt nuk do ti jepet licenca. Ata që e kanë do ti hiqet licenca.

Për disa ky mund të kthehet në një profesion. Ndaj Shërbimi i Punësimit nxit të rinjtë që të trajnohen si vrojtues, duke garantuar kështu që edhe biznesi të mos hasë vështirësi për të siguruar punonjës të kualifikuar.

Fatmir Delishi, Drejtor i shërbimit të Punësimit Lezhë: Ky trajnim është me interes, për arsye se është një nga shërbimet që i ofrohet qytetarëve të papunë. E kanë të garantuar vendin e punës pas një trajnimi.

Siguria në plazhet e Lezhës ka qenë shqetësim i vazhdueshëm gjatë sezoneve të kaluara, pasi në vazhdimësi operatoret privat nuk i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në ligj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lezhe-nis-trajnimi-i-shpetimtareve-te-plazhit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon