#rtvora
Pas marrëveshjes me Partinë Demokratike, partitë aleate historike të kësaj force politike organizuan një forum të përbashkët ku në fokus ishte domosdoshmëria për zgjedhje të lira. Kryetarët e PR-së, PAA-së, PDK-së, LZHK-së dhe PBDNJ-së kërkuan ndryshim të kodit zgjedhor dhe krijimin e listave të hapura për zgjedhjet e përgjithshme. Diskutime të tilla do të shtrihen edhe në qarqe të tjera.

Aleatët historikë të Partisë Demokratike, kërkojnë ndryshim të kodit zgjedhor dhe lista të hapura në zgjedhjet e përgjithshme.

Këto propozime u materializuan në një forum që 5 partitë organizuan në kryeqytet, si pjesë e vijimit të platformës së firmosur me Partinë Demokratike.

Kështu, PR, PAA, PDK, LZHK, PBDNJ, thanë se kandidatët për deputetë nuk duhet të zgjidhen më nga lideri politik.

Mediu: Unë besoj se gjithsecili nga ju që është këtu beson tek vetja, beson tek marrëdhënia që kemi krijuar dhe ne po përpiqemi të krijojmë një marrëdhënie me njëri-tjetrin për të qenë efektivë në politikë, për ti shërbyer gjithë opozitës dhe një suksesi të Shqipërisë.

Shehi: Kush ka hyn në kalë me zor zbret, por do ta detyrojmë me vullnetin tonë dhe propozimin pozitiv që do ti ofrojmë shqiptarëve.

Duka: Besoj se ju e dini që faktori kryesor që sjell një hemorragji të vazhdueshme është ekonomia.

Dule: Me shikimin kritik për arritjet e politikës së jashtme, dy do të ishin stacionet më të rëndësishme. Stacioni i parë është anëtarësimi në NATO, natyrisht që këtu nuk nënvlerësoj anëtarësimin në KiE.

Ndoka: Ne kemi një bashkëpunim politik prej vite për kauzën tonë të përbashkët.

Ky lloj formati, i nisur në Tiranë, do të vijojë në të gjitha qarqet e vendit si pjesë e aksionit opozitar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/partite-aleate-te-pd-kerkojne-lista-te-hapura-dhe-ndryshim-te-kodit-zgjedhor
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz