Partitë e qendrës së djathtë, aleatë të Partisë Demokratike, i kërkojnë Presidentit Meta të negociojë një tryezë politike mes opozitës dhe qeverisë për zgjidhjen e situatës.

Ky qëndrim i tyre erdhi menjëhërë pas takimit që drejtues të këtyre forcave patën me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Më herët gjatë një forumi ku zyrtarizuan grupimin e qendrës së djathtë aleatëtët e Bashës kërkuan ndryshimin e kodit zgjedhor dhe lista të hapura.

Dashamir Shehi: "Kush ka hipur në kalë me zor zbret por do ta detyrojmë me vullnetin tonë dhe propozimin pozitiv që do t?i ofrojmë shqiptarëve".

Nard Ndoka: "Ne kemi një bashkëpunim politik prej vitesh për kauzën tonë të përbashkët siç ka qënë kodi elektoral".

Vangjel Dule: "Stacioni i parë është anëtarësimi në NATO, natyrisht që këtu nuk nënvlerësoj anëtarësimin në KiE?.

Agron Duka: "Faktori kryesor që sjell një hemorragji të vazhdueshme është ekonomia".

Krerët e partive të vogla opozitare këto qëndrime ia kanë bërë të dituara edhe kreut të prezencës së OSBE-së, Benrd Boshardt në takimin e dy ditëve më parë.

Tv Klan