Surprise Me!

RTV Ora - Opozita paralizon për 1 orë qarkullimin në 5 akset kombëtare

2019-05-28 0 Dailymotion

#rtvora

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita dhe mbështetësit e saj bllokuan për një orë këtë pasdite 5 akset kryesore kombëtare në shenjë proteste kundër kësaj qeverie.

Sapo shënoi ora18:00, me qindra qyterarë u vendosën në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, autostradën Plepa-Kavajë në Durrës, kryqëzimin e Milotit në Lezhë, rrethrrotullimin e Sheqit në Fier, dhe rrethrrotullimin e Shqiponjës në Tiranë duke mos lejuar kalimin e automjeteve.

Basha zgjodhi të ishte në Milot, ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në Durrës. Gjithçka përfundoi pa incidente, ndërsa nuk mungoi djegia e gomave. Protesta u mbikqyr nga forca të shumta policore.

Në mbyllje të protestës kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha prerazi se zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë dhe opozita nuk do të lejojë me asnjë çmim krim elektoral në asnjë qendër të vetme votimi.

Basha tha se zgjidhja e vetme është largimi i Ramës si Kryeministër teksa paralajmëroi se bllokimi i sotëm i rrugëve ishte vetëm sinjali i parë dhe se janë të vendosur për të përshkallëzuar protestën

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/opozita-bllokon-neser-rruget-ja-akset-ku-do-zhvillohet-proteste

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon