Surprise Me!

Junior Achievement of Albania mbyll me sukses "Drejtues për një ditë"

2019-05-28 2 Dailymotion

Junior Achievement of Albania organizoi më datë 25 prill një event gala në përfundim të aktivitetit ?Drejtues për një ditë?. Gjatë gjithë ditës disa prej maturantët e rrjetit ?Junior Achievement of Albania, kanë shoqeruar një drejtues në industrinë e biznesit, ditë kjo e cila përfundoi me një pritje ku të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të qeverisë dhe fushës së biznesit. <br />Gjatë mbrëmjes gala, fjalën e mori edhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, si edhe ish ministrja e ekonomisë Milva Konomi. Në fjalën e tyre Shalsi dhe Konomi vlerësuan ?Junior Achievement of Albania, për këtë mundësi që ofron për të gjithë nxënësit. <br />Në përfundim të këtij eventi, të gjithë maturantëve pjesëmarrës në aktivitetin ?Drejtues për një Ditë? iu shpërnda nga një çmim simbolik, të cilin e tërhoqën së bashku me sipërmarrësin që patën shansin të shoqëronin për një ditë. Gjatë ditës të gjithë maturantët kanë shoqëruar sipërmarrësit dhe drejtuesit në të gjitha aktivitetet e tyre. Gjatë kohës së shoqërimit të gjithë nxënësve iu dha mundësia të përfshiheshin në aktivitetet e parashikuara në axhendën e drejtuesit përkatës, si mbledhjet me stafin, takime me palë të treta etj.E gjitha kjo shërben si një përvojë e shkëlqyer për nxënësit, pasi i vendos përballë sfidave që i pret në tregun e punës.

Buy Now on CodeCanyon