Mesfushata për zgjedhjet e gjashta me radhë që nga Pavarësia e vendit, të cilat duhet të zgjedhin presidentin e pestë, si kurrë më parë ka nxjerrë një ballafaqim pretendentësh me koncepte të ndryshme, ndërkohë që raporti i forcave flet se më 5 Maj, edhe një votë mund të jetë vendimtare.

Për raundin e parë të zgjedhjeve, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, me vlerësimin se qytetarët e kanë dhënë në mënyrë të përsosur votën, por siç shprehet, me këtë rezultat të gjitha forcat politike kanë ngelur të pakënaqura.

Thaçi, nuk ka lënë pa prekur edhe temën aktuale në vend, përplasjet brenda BFI-së.

Duke u ndalur te zhvillimet në rajon, konkretisht tek dialogu Kosovë-Serbi, Thaçi theksoi se është shumë e rëndësishme që të ketë unitet në qëndrimet e krerëve të lartë shtetërorë të palës kosovare, e më pas të rezultojë me ndarje definitive të Kosovës dhe Serbisë.

Deri fundjavën e ardhshme, Klan Debat do sjellë këndvështrimet e krerë të partive politike për të njohurat dhe të panjohurat e presidencialeve, epilogu i së cilës, nuk do mend se ka për të përcaktuar edhe kahun dhe tempon e zhvillimeve politike.

Tv Klan