Surprise Me!

Report TV -Deputeti gjerman: PD të hyjë në zgjedhje, djegia e mandateve e gabuar

2019-05-28 0 Dailymotion

Deputeti i Bundestag-ut, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian, Christian Petry e ka cilësuar djegien e mandate nga opozita si një hap të gabuar. Në një takim me gazetarët nga ambasada gjermane, Petry i ka bërë thirrje PD-LSI dhe partive të tjera opozitare që të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit.<br /><br />Petry i bashkohet grupit të ndërkombëtareve që bëjnë thirrje për zgjidhje të krizës politike nëpërmjet një dialogu mes qeverisë dhe partive opozitare.<br /><br />"Reforma në drejtësi në Shqipëri është arritje historike. Duhet ende luftë kundër krimit dhe drogës. Djegia e mandateve është hap i gabuar nga opozita. PD të futet në zgjedhjet e 30 Qershorit. Qeveria dhe opozita të dialogojnë. Ata mund të angazhohen me të më shumë forcë dhe energji?, tha Petry.

Buy Now on CodeCanyon