Surprise Me!

RTV Ora - Alarmi i ekspertëve të bujqësisë: Në treg pesticide të rrezikshme

2019-05-28 1 Dailymotion

#rtvora
Në vendin tonë tregtohen pesticide që prej vitesh kanë dalë nga struktura e përdorimit. Alarmi jepet nga ekspertët e politikave bujqësore të cilët thonë se këto preparate shkaktojnë pasoja të rënda tek konsumatorët.

Ekspertët e bujqësisë ngrenë alarmin se në vendin tonë tregtohen pesticide që janë të ndaluara, të rrezikshme, përdorimi i të cilave shkakton pasoja të rënda tek konsumatorët. Profesor Ndoc Fasllia shprehet se nevojiten kontrolle të rrepta jo vetëm kur pesticidet hyjnë në Shqipëri por edhe gjatë kohës që përdoren nga fermerët.

Ndoc Fasllia: Në magazinat tona ka pesticide të trashëguara prej 25 vitesh që kanë dalë nga struktura e përdorimit. Konsiderohen si shumë të rrezikshme dhe nuk mund të përdoren për shumë arsye. Ato duhet të nxirren jashtë përdorimit.

Situatën kaotike në sektorin e sigurisë ushqimore, eksperti i politikave bujqësore e lidh me mungesën e kontrolleve nga institucionet shtetërore.

Ndoc Fasllia: Në sektorin bujqësor, në sigurinë ushqimore shkalla e informalitetit është shumë e lartë, mund të shkojë edhe 50%.

Por edhe me kapacitetet laboratorike.

Ndoc Fasllia: Pjesa më e madhe e laboratorëve rajonale nuk funksionojnë, nuk funksionojnë për analiza të thjeshta. Duke ardhur tek ISUV-i kryhen disa analiza, por problemi tek Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare është sepse pjesa më e madhe e analizave nuk janë të certifikuara.

Ndërkaq në një deklaratë për mediat Ministria e Bujqësisë shprehet e vendosur për t`i shkuar deri në fund rasteve abuzive ndërsa Prokuroria e Përgjithshme u kërkon prokurorëve që të nisin hetime nëse konstatojnë shkelje të ligjit në lidhje me sigurinë ushqimore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/alarmi-i-eksperteve-te-bujqesise-ne-treg-pesticide-te-rrezikshmeFollow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon