#rtvora
Provimet e Maturës Shtetërore nuk do të korrigjohen më në letër. Këtë vit pyetjet më alternativë do të vlerësohen elektronikisht, me kompjuter. Kjo metodë synon të shmang gabimin njerëzor dhe të shkurtojë kohën e korrigjimit.

Provimet e Maturës Shtetërore të këtij viti do të korrigjohen në mënyrë elektronike në pjesën e pyetjeve me alternativë. Drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore thotë se përdorimi i teknologjisë minimizon gabimin njerëzor si dhe redukton kohën e korrigjimit të provimeve.

Rezana Vrapi: Rritja e besueshmërisë në procesin e korrigjimit, rritja e saktësisë, pra minimizimi i asaj që e quajmë gabim njerëzor, lehtëson procesin maksimalisht. Ne synojmë të fitojmë pak më shumë kohë.

Rezana Vrapi shpjegon se testi do të skanohet e më pas do të kontrollohet e vlerësohet në kompjuter.

Rezana Vrapi: Pjesa tjetër që janë pyetjet me zhvillim, ose edhe eseja, do të korrigjohen nga mësues të shkollave të mesme, të certifikuar.

Ministria e Arsimit synon që vitet e ardhshme ta përdor teknologjinë edhe në korrigjimin e pyetjeve me zhvillim
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/provimet-e-matures-shteterore-do-te-korrigjohen-elektronikisht
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz