Kryeministri Rama gjatë qëndrimit në Elbasan në kuadër të turit 'Bashkia që duam' vizitoi dy fabrika, të prodhimit të konstruksioneve metalike dhe të prodhimit të lëndës së parë për bateritë e makinave.

Një investim me vlerë mbi 20 milionë dollarë, i ngritur mbi një tokë djerrë dhe të pashfrytëzuar prej vitesh, po shndërrohet në potencial punësimi edhe për banorët e zonës, thotë Rama.

Gjatë takimit dhe bisedës me sipërmarrësin shqiptar, i cili i dhuroi kryeministrit një simbol kinez, 'Pallatin Perandorak të Pekinit' nuk munguan batutat.

Biseda
Rama: Ku e ke mësuar kinezçen?
Sipërmarrësi: Kam jetuar 14 vite në Kinë
Rama: I martuar me kineze?
Sipërmarrësi: Po
Rama: Ke mësuar shqip?
Gruaja kineze e sipërmarrësit: Po, po, kam gjashtë vite këtu
Rama: E kupton vjehrrën?
Gruaja kineze e sipërmarrësit: Po