Një duo koncertante në violinë dhe piano solli në skenë për publikun e Tiranës Silvana Skënderin dhe Olsi Xinxon.

Violinisti Olsi Xinxo rikthehet në vendlindje pas një karriere të gjatë 20-vjeçare në skena të ndryshme të botës.

Për afro 1 orë publiku kryeqytetas shijoji koncertin me pjesë të zgjedhura nga Bet'hoven, Cajkovski dhe Shuman në sallën e Akademisë së Arteve.

Pianistja Skënderi dhe violinisti Xinxo kanë në repertorin e tyre emrat më të mirë të muzikës klasike shqiptare dhe asaj të huaj.