Festa e Pashkëve ortodokse, përkon me një tjetër ditë të vecantë në fshatin Nartë Vlorë. Karnavalet e Nartës,të cilat nisën në të dielën e pashkëve mbodhën banorë të zonave përreth si dhe pushues që kanë përzgjedhur si destinacion këtë fundjavë Vlorën. <br /><br />Kostumet tradicionale të zonës si dhe veshje të ndyshme simbol të kësaj dite dhe maskat kanë shoqëruar aktivitet, të cilat zgjasin për tre ditë.<br /><br />Karnavalet e Nartes datojnë ne vitin 1808,vit ne te cilin banoret thone se eshte ndertuar dhe kisha e fshatit. Karnavalet janë kthyer në nje tradite per zonen,ndërsa kostumet dhe vallet tradicionale jane përcjelle brez pas brezi.