#rtvora
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se është në harmoni të plotë me aleatët e tij, të cilët kanë edhe një takim nesër me presidentin Meta për krizën politike.

E teksa këta të fundit në platformën e tyre kërkuan një tryezë politike mes tij dhe Ramës si kryetar i PS-së, Basha përsëriti se kusht kryesor mbetet largimi i kryesocialistit si kryeministër dhe krijimi i një qeveri tranzitore.

Basha: Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe gjithë koalicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do ta paraqesë në ditët e ardhshme në mënyrë publike. E kemi diskutuar dhe me aleatët tanë dhe një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë dhe pikat e programit tonë, ka një përputhje totale. Koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara.Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme. Kryesorja është zotimi i gjithë koalicionit opozitar, që është sot mazhoranca e re politike, numerike dhe morale në vend, është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë vërtet zgjedhje dhe jo një farsë kriminale dhe kushti për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet për të cilat do të keni më shumë informacione në ditët në vijim.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-perserit-ne-zgjedhje-vetem-pa-ramen-kryeminister-dhe-qeveri-tranzitore
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz