Mbrëmja e së dielës në Tv Klan nis me sfidën e familjeve dhe mbyllet me emocionet e lojës ?Porta e Fatit?.

Nën moderimin e çiftit të njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta, rubrika me e re dhuron jo vetëm argëtim e surpriza, por qindra dhurata për shqiptarët që bëhen pjesë e lojës.

Një apartament dhe një makinë mund të fitohet çdo jave. Çelësi i fatit do të provohet nga lojtarët që përzgjidhen nga biletat me logon ?Porta e Fatit?.

Plot çmime të tjera dhe shuma të mëdha parash janë rezervuar për të gjithë ata që sfidojnë veten dhe fatin në shown e së dielës.

?Porta e Fatit? vjen si bashkëpunim mes Televizionit Klan dhe Lotarisë Kombëtare, pjesë e ?Familjes? një prej emisioneve më të ndjekura në fundjavë.

Tv Klan