TIRANE-Një 41-vjeçar që ishte kthyer në makth për vjedhjen e disa garazheve në kryeqytet është prangosur nga policia në orët e para të ditës së sotme. I arrestuari është E. P. 41 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje. Ai u arrestua në flagrancë në tentativë për të vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën ?Mujo Ulqinaku?.

Pas kallëzimit të bërë për tentativë vjedhjeje në garazhet e një pallati, policia organizoi punën duke ngritur grackën për kavajasin duke e prangosur. Policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit në flagrancë të hajdutit. Pas arrestimit, nga hetimet rezulton se 41-vjeçari është autor edhe i vjedhjes së disa garazheve të tjera.

Rastet për të cilat akuzohet
Më datë 11.03.2019, në rrugën ?Hajredin Shtino?, në garazhin e marrë me qera nga shtetasi A.G, dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.

Më datë 20.03.2019, në rrugën ??Reshit Çollaku??, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.