Kjo javë do të jetë e nxehtë për adhuruesit e sportit, Por, prisni një minutë, por një përballje e madhe ka ndodhur dje.

Zonja e zotrinjë, askush nuk e ka pritur që do të vije dita kur Arsene Wenger do të tentojë ta driblojë ish-fituesin e Topit të Artë, Zinedine Zidane, por ja ku jemi.

Në një ndeshje bamirëse në Bordo, kur u përballën skuadra e Francës që e fitoi Kupën e Botës në viti 1998 me disa prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Njëra nga legjendat ishte edhe Wengeri që u treguar tejet i shkathët për moshën që e ka, e në një moment tentoi ta driblonte edhe Zindanen.

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Juventusit e zuri 69-vjeçarin, por mori disa duartrokitje për qëllimin që e kishte.

Francezi është pesë muaj larg për t’i mbushur 70 vite dhe ai nuk është ishte i frikësuar që t’i driblonte lojtarët shumë më të rinj se ai.