Përfundimet e Samitit të Berlinit, vetë Kryeministri Edi Rama i cilëson si optimiste për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Edhe takimet që ka zhvilluar gjatë kësaj të marte në Berlin me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Ëadephul vetë Rama i komenton shumë pozitive. Sipas tij, mesazhi është i qartë: "Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim".

Edhe në një postim të bërë ku publikon pamjet e mbylljes së samitit ku liderit e 6 vendeve të rajonit të Ballkanit diskutuan me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron për stabilitetin e këtij rajoni, Rama thotë se përfundimet janë inkurajuese.

Zyra e shtypit e kreut të qeverisë në njoftimin që bëri për mediat pas takimit të tij me Kancelaren Merkel tha se kishin folur për pritshmëritë e Shqipërisë për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit Maj por pa zbuluar mbi qëndrimin që Kancelarja i kishte komunikuar mbi votën e Gjermanisë për këtë vendim në Këshillin Europian.

Një ditë më parë DË duke ju referuar burimeve diplomatike nga Berlini, shkruante pas samitit se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-së në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të Majit. Të tjera burime të DË nga grupi parlamentar CDU/CSU në Gjermani, flasin për një shtyrje të vendimit për negociatat me Shqipërinë muajin Shtator.

Në rrjetet sociale, Kryeministri reagoi dhe ndaj komenteve në media samitit të Berlinit.

"I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s?do të dështojë kurrësesi" - thotë ai - "dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush".

Tv Klan