Për disa orë mbajti të fshehur krimin, por më pas pranoi se ishte ai autori. Skënder Hoxha masakroi me levë bashkëshorten, Antoneta Hoxha.

63-vjeçari deklaroi fillimisht në Policinë e Memaliajt se e kishte gjetur të vdekur gruan. Por pas rimarrjes në pyetje, ai tregoi se e kishte vrarë për shkak të konflikteve familjare.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Vagalat të Memaliajt. Ka qenë kryeplaku i fshatit i cili ka lajmëruar policinë.

"Kur erdha unë në orën katër ishte gjaku ngrirë. Ishte çarë këtu te balli me sende të forta", tha kryeplaku.

Fqinjët tregojnë se çifti i bashkëshortëve ishte kthyer në fshat ndërkohë që jetonin në kryeqytet. Të afërmit shprehen se çifti nuk kishte pasur konflikte, të cilat mund të çonin drejt këtij krimi të rëndë.

Tv Klan