Koçi Tahiri kreu i Partisë Demokracia e Re, aleat i Lulzim Bashës në zgjedhjet e vitit 2017 ka pranuar të marrë mandatin e deputetit. Në moshën 70 vjeçare, Tahiri merr detyrën e ligjvënësit. Në një prononcim për Report Tv, Tahiri shprehet se nuk e sheh veten si tradhtar pasi marrja e mandatit është një vullnet i votuesve të forcës politike që përfaqëson.

"Kam pranuar të marrë mandatin si vullnet i votuesve të mi. Nuk e shoh veten si tradhtar dhe nuk jam kundër PD. Me të cilën jam aleat dhe do të jem aleat dhe në të ardhmen. Ndryshe nga PD, e mendojmë se ne duhet të jemi në parlament pasi aty mund të zhvillojmë beteja", tha Tahiri.

Në parlament Tahiri deklaron se nuk do të bëjë koalicion me mazhorancën por do të jetë gjithmonë opozitë, duke krijuar dhe një grup të ri parlamentar.

"Në parlament do të krijojë një grup të ri parlamentar, bëhemi 7 deputetë dhe nuk do të jemi me asnjë grup parlamentar dhe pse janë grupe opozitare të reja. Jemi në parlament për të mbrojtur interesat e opozitës dhe nuk do të bëjmë asnjë aleancë me mazhorancën aktuale. Do të jemi gjithmonë opozitë", u shpreh Koçi Tahiri.

Dhe pse shprehet se gjithmonë do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike, në zgjedhjet vendore pritet që të marrë pjesë duke garuar me kandidatët e vet.

Ndërkohë, sa i përket fakti që partia e tij ishte në listën e aleatëve të PS-së për në zgjedhjet e 30 qershorit, Koçi Tahiri i përgënjeshtron, duke thënë se nuk ka firmosur dhe nuk ka dhënë konsensus për të qenë pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane