Zbardhet dëshmia e 3 personave që u dorëzuan në polici për vrasjen e kushërinjve Erjon dhe Mikel Jushi në Laç mbrëmjen e së dielës. Sipas asaj që treguan para hetuesve, shkak i konfliktit janë bërë fotografitë e publikuara nga të rinjtë në Instagram.

Debatin në rrjetet sociale ata e zhvendosën në lokalin ku dy kushërinjtë fillimisht u konfrontuan fizikisht me Vinçens Bushin.

Ky i fundit thirri për ndihmë Markel dhe Manuel Bushin. Autorët pretendojnë se arma u përdor pasi edhe viktimat ishin të armatosur. Ndërkohë ekspertët kanë gjetur në vendngjarje vetëm gëzhoja të qitura nga një armë e vetme.

Autorët u larguan menjëherë, për tu dorëzuar vetëm ditën e martë pas negociatave që realizoi me dajën e tyre shefi i Komisariatit të Laçit.

Tv Klan