#rtvora
Viçishti është një nga fshatrat kufitare në Bulqizë ku largimi i banorëve pas demokracisë ka qenë i vrullshëm. Tregues është numri i rënies së nxënësve. Dikur aty funksionone një gjimnaz me të paktën 250 nxënës e sot kanë vetëm 87 në arsimin bazë. Për ata që kanë mbetur, shqetësim mbetet gjendja e shkollës.

Kjo është shkolla 9-vjeçare në fshatin Viçisht të Bashkisë Bulqizë. Deri disa vite më parë shërbente si gjimnaz për 250 nxënës.

Por me rënien e numrit të fëmijëve si pasojë e largimeve nga zona kufitare, përfundoi si shkollë e arsimit të detyrueshëm me vetëm 87 nxënës bashkë me parashkollorët.

Mehmet Leci: Kan ikur në qytet, është një fshat me vlera por njerëzit kanë kërkuar që të kenë kushte më të mira jetese dhe janë larguar. Ka rënë numri i nxënësve.

Ndërtesa është e amortizuar në tërësinë e saj duke u kthyer në rrezik. Drejtori i shkollës, thotë se investimet aty kanë munguar ndër vite.

Mehmet Leci: Është për të ardhur keq, asnjë lloj investimi nuk bëhet. Është viti i dytë që jam Drejtor këtu dhe nuk e kam gjetur mirë shkollën, pa ujë, pa drita, pa xhama.

87 nxënësit e kësaj shkolle, veç godinës së amortizuar, përballen edhe me mungesën e laboratorit të informatikës, duke bërë që të mos kenë asnjë mundësi të marrin njohuri në lëndën e informatikës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkolla-drejt-rrenimit-godina-e-harruar-e-dijes-ne-vicisht-te-bulqizes
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz