Surprise Me!

RTV Ora - Mbyllet aplikimi, në garë për Prokuror të Përgjithshëm Arta Marku dhe tre kandidatë

2019-05-28 0 Dailymotion

#rtvora
Dita e enjte ka shënuar përfundimin e afateve për aplikimet në garën për Kryeprokuror. Pas 60 ditësh afat kohor, në garë për kreun e ri të akuzës janë 4 emra, mes tyre dhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Kandidatët do të vlerësohen në 5 kritere dhe brenda 45 ditëve Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet ti dorëzojë 3 emra parlamentit.

Olsian Çela, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj janë katër kandidaturat zyrtare për postin e Prokuror të Përgjithshëm, të cilat kanë mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Afati për dorëzimin e emrave është mbyllur këtë të enjte, ku 4 kandidatët kanë pasur afat 60 ditor për të paraqitur dokumentet e tyre.

Me katër kandidatë, gara tashmë është bërë me e fortë pasi do të jenë 11 anëtarët e KLP-së që do bëjnë renditjen në bazë të Kushtetutës dhe kritereve te vendosura nga vetë KLP.

Sipas rregullores, parashikohen 4 kritere kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm, të cilat janë: Kriteri profesional, kriteri moral dhe të integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim si: (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë).

Një tjetër kusht që duhet të plotësojë kandidati në garë për Kryeprokuror është edhe vettingu.

Fatjona Memçaj dhe Arta Marku kanë kaluar me sukses vettingun ndërsa dy kandidaturat e tjera pritet ti nënshtrohen këtij procesi me përparësi.

Kandidati Lulzim Alushaj do ti nënshtrohet vettingut nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa kandidati tjetër, Olsian Çela duhet të kalojë në sitën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

KLP do të bëjë vlerësimin e emrave në bazë të katër kritereve kryesore dhe më pas, 3 nga më të vlerësuarit brenda 45 ditëve do t'i kalojnë Parlamentit.

Posti aktual i Kryeprokurorit mbahet përkohësisht nga Arta Marku, e cila është në detyrë prej më shumë se 1 viti, dhe në rast se nuk fiton të jetë në krye të organit të akuzës, Marku si një ish-prokurore pas largimit nga ky post kalon automatikisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit siç e përcakton edhe statusi i Prokurorit të Përgjithshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mbyllet-aplikimi-ne-gare-prokuror-te-pergjithshem-arta-marku-dhe-tre-kandidat%C3%AB
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon